Partia Demokratike kërkoi sërish sot që Prokuroria të reagojë për çështjen e deputetit socialist Jurgis Çyrbja.

Selia blu thotë se tashmë ka prova që ai është i lidhur me banden e Emiljano Shullazit.

Sipas demokratëve, deputeti socialist ka komunikuar me anëtarë të kësaj bande në kohën kur drejtonte Hipotekën e Durrësit, por tani mbrohet politikisht nga Kryeministri Edi Rama.

Tv Klan