Emisioni “Opinion Plus”, në Tv Klan solli mbrëmjen e sotme intervistën me ish- kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokristiane, Nikollë Lesi.
Vëmendja u përqëndrua në zhvillimet e javës së kaluar, ku u arrestuan disa funksionarë të lartë shtetërorë të emëruar nga PDK. Ditën e sotme Partia Demokristiane zhvilloi edhe një mbledhje që zgjaanalizeti rreth 4 orë.
“Sot u mblodh kryesia e partisë dhe grupi parlamentar në një mbledhje, e cila siç dihet publikisht ishte kërkuar para disa ditësh nga unë, për të bërë një analizë trë rastit në fjalë. Një rast shumë i rëndë dhe realisht me këtë përgjegjësi u diskutua, pati debate në kryesine e partisë dhe të grupit paramalentar. Mund të them me pak fjalë, që ka filluar që sot them një frymë e re në mënyrën e administrimit të partisë”./tvklan.al