Kritikat e fundit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ndaj qeverisë së Albin Kurtit duket se nuk mjaftojnë për partitë e opozitës. Për Partinë Demokratike të Kosovës në 4 vite ajo ka zbehur rolin e Presidentit të vendit duke heshtur për aferat korruptive të qeverisë.

 “Çfarë kemi parë gjatë këtij viti kemi parë një zbehja totale të Kosovës në arenën ndërkombëtare, një Kosovë e cila është nënë sanksione ndërkombëtare. Jo vetëm dështimet të cilat i kemi parë gjatë kësaj kohë në afera të shumta korruptive në qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, e kemi parë që zëri i presidencës ka qenë absolutisht i heshtur për të ngritur zërin”.

Ndryshe mendojnë tek Lëvizja Vetëvendosjenë pushtet. Sipas tyre, Osmani ka luajtur rol unifikues.

 “Ajo ka ulur në tavolinë të gjitha partitë politike dhe i ka trajtuar çështjet që duhet të trajtohen nga ana e saj, duke përfaqësuar atë faktorin unifikues të tërë skenës politike dhe mendoj që edhe qëndrimin e saj edhe përfaqësimi i saj në arenën ndërkombëtare ka qenë në përputhje me mandatin e saj.”

Vjosa Osmani doli nga radhët e LDK-së pas përplasjeve brenda kësaj partie dhe u zgjodh me votat e Vetëvendosjes në krye të shtetit.

Tv Klan