Të gjitha përpjekjet për të bojkotuar punën e parlamentit në të ardhmen do të pengonin dhe vështirësonin ambicien e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Kështu theksojnë në një deklaratë të përbashkët deputetët e Parlamentit Evropian, Eduard Kuken, Jelko Kacin, Simon Busuttil, Tanja Fajon dhe Marije Kornelisen.
Eurodeputetët që vizituan Shqipërinë u bëjnë thirrje të gjithë liderëve politikë të vazhdojnë përpjekjet në mënyrë që zgjidhja të gjendet brenda institucioneve demokratike.
Të gjitha institucionet demokratike duhet të jenë funksionale në mënyrë që të përballojnë sfidat e integrimit evropian, thuhet në deklaratë, në të cilën më tej citohet se debati politik duhet të bëhet në këto institucione, vendimet e të cilave duhet respektojnë nga të gjithë.
Po kështu, anëtarët e Parlamentit Evropian mirëpriten progresin e bërë nga Shqipëria, në kuadër të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.
Ata theksojnë se parlamenti evropian është i kënaqur me nivelin e përgatitjes teknike për këtë proces.
Jemi gati të mbështesim heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë, shprehen deputetët, mes tyre dhe koordinatori i grupit më të madh politik në komitetin përgjegjës për çështjen e vizave, Simon Bussutil dhe raportuesja për çështjen e vizave, Tanja Fajon.
Pas takimit me kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli e europarlamentarët thanë se ata mirëpresin gatishmërinë e palës shqiptare për të hapur një erë të re dialogun ndërparlamentar dhe se do të bashkëpunojë me të gjitha partitë që përfaqësohen në Kuvend./tvklan.al