Specialistët e futbollit Arjan Peço dhe Alban Bushi mendojnë se Holanda nuk kishte një kundërshtar të fortë në këtë tur, Rumaninë. Ata thanë se presin si do të përballen tulipanët me Turqinë në çerekfinale.Peço: Besoj se Holanda e meritoi fitoren, u vendosën në vështirësi nga Rumania që presoi lart. Dukej e çuditshme që Holanda ishte e tulatur. Nuk e prisinin lojën agresive të Rumanisë në fillim të lojës. Por goli i Gakpo ishte ai që ndryshoi gjithçka. Gabim i portierit Nita të rumunëve, ishte në krahun e tij dhe duhet të kishte bërë më shumë. Gakpo ishte aktori kryesor. Në ndeshjen me Austrinë Malen is dhe pa fat me austiakët kurse sot hyri si zëvendësues dhe bëri dy gola. Holanda besoj se do të rritet akoma më tepër si skuadër

Trajneri Alban Bushi tha gjithashtu se Rumania bëri një lojë “artificiale” në minuta e para ndaj Holandës duke e sulmuar. Sipas tij Holanda ka shumë për të përmirësuar në reparitn e mbrojtjes.

Bushi: Golat bëjnë diferencën. Duhen sulmuesa të krahut të mirë, pa ata nuk mund të fitosh ndeshjen. Rumani me 20 minuta ishin artificiale, pasi Rumania nuk e ka potencialin për tí bërë presion Holandës. Holandezët u suprizuan në minutat e para nga rumunët. Pastaj is the nje ndeshje stërvitore. Rumania mbron mirë dhe del shpejt në kundërsulm, një ekip i ngushtë, i mbledhur në mbrojtje. Rumaania nuk traguar ndonje gjë të madhe. Holanda ka problem pas, Van Dijk ka bërë një kampionat jo cilësor. Shumë gabime pas dhe Holanda do të ketë problem dhe me Turqinë. Rumani nuk ishte testi për mbrojtjen holandeze.

/tvklan.al