Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski, është pritur sot nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ceremoni shtetërore, në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Presidentja e Kosovës në një postim në mediat sociale, teksa ka publikuar të gjithë ceremoninë e pritjes shkruan: Pritja me nderime shtetërore për Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Pendarovski do të qëndrojë për vizitë gjatë ditës në kosovë dhe mësohet se do të takojë edhe liderët e tjerë të vendit./tvklan.al