Të gjithë kemi dëshirë që të shohim filma vetëm në një moment të caktuar. Por të bërit këtë në një ishull të izoluar është një eksperiencë shumë më ndryshe.

Një infermiere suedeze ka fituar një konkurs për të parë programin me 60 filma të Festivalit të Filmit të Goteborgut në një far në një ishull në brigjet e Suedisë. Lisa Enroth mundi 12 mijë aplikantët e tjerë nga e gjithë bota.

Ajo ka punuar gjatë pandemisë dhe tha se shpreson që kjo eksperiencë të jetë pjesë “e një lloji tjetër realiteti për një javë”. I gjithë programi me filmat do të transmetohet online.

Organizuesit e këtij eventi thanë se po kërkonin një fans që të ishte përfshirë emocionalisht dhe psikologjikisht në këtë eksperiencë. Infermierja Enroth, e cila ka thënë se është “tharë nga energjitë” për shkak të pandemisë, do ta kalojë javën në farin e ishullit Hamneskar pa telefon, kompjuter, libra apo forma të tjera argëtimi.

“Era, deti, mundësia për të qenë pjesë e një realiteti tjetër për një javë… e gjitha është kaq tërheqëse”, tha ajo./tvklan.al