“Plazhe të bukura, qytete në zhvillim, male të egra dhe dëshmi të historisë 2000-vjeçare, vendi i vogël ballkanik është befasues dhe i përballueshëm”.
Kështu nis një reportazh i gjatë i gazetës gjermane “Die Welt” që në ditën e hapjes së panairit të turizmit në Berlin nënvizon se nuk është çudi që këtë vit Shqipëria është ka një “vend nderi”.
Shkrimi nënvizon se Shqipëria po përjeton një bum të vogël me pothuajse 12 milionë vizitorë në vitin 2024. Gazeta gjermane u sugjeron lexuesve që udhëtimin ta nisin nga Tirana ku ka një përzierje kishash dhe shtëpish mesjetare, gradaçelash të reja, tregje tradicionale, kolosë të modernitetit komunist, por dhe shumë bunkerë.
“Gjatë ditës mund të vizitoni muzetë e shumtë, por qyteti me të vërtetë ngjallet natën. Në qytet ka restorante që mund të jenë edhe në Barcelonë ose Napoli, por me çmime shumë më të favorshme”, citon shkrimi.
Pas Tiranës sugjerohet Berati, trashëgimi e UNESCO-s ku gjithashtu nuk duhen lënë pa vizituar kalaja dhe muzetë. Rekomandohen më pas plazhet e Vlorës dhe Sarandës duke nënvizuar se fqinjët, Kroacia dhe Mali i Zi janë tashmë po aq të shtrenjtë sa Italia, Shqipëria konsiderohet pjesa e fundit e lirë e Adriatikut.
Butrinti është një tjetër destinacion që zë vend të rëndësishëm dhe në kthimin për në Tiranë nuk duhet lënë mënjanë Gjirokastra. Përveç sigurisë dhe mikpritjes gazeta gjermane thekson se veçori e shqiptarëve është bashkëjetesa mes feve.
Tv Klan