Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, i mbledhur në Dublin përcaktoi stadiumet ku do të luhen finalet e ardhshme të kompeticioneve europiane për vitet 2026 dhe 2027.
Finalja e Çampionsit pas dy sezoneve do të luhet në “Pushkash Arena” të Budapestit.
Një vit më pas, do të jetë stadiumi i “San Siros” në Milano që do ta presë përballjen e madhe të eventit.
Por duhet thënë se vendimi është i pezulluar deri në muajin shtator, në pritje të federatës italiane që do të vendosë për projektin e rinovimit të impiantit.
Sa i përket Ligës së Europës, finalja e vitit 2026 do të luhet në “Beshiktas Park” të Stambollit, kurse ajo e një viti më pas në “Stadion Frankfurt” të Frankfurtit.
Finalja e Ligës së Konferencës 2026 do të zhvillohet në Laipzig, ndërsa ajo e një viti më pas në Stamboll.
Për Ligën e Kampioneve për ferma, Oslo do të presë përballjen e madhe të vitit 2026, ndërsa UEFA ende nuk ka marrë një vendim për një sezon më vonë.
Klan News