UEFA hodhi shortin e kualifikueseve të Europianit të 21-vjeçarëve që në Qershor të 2027 do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi. Kombëtarja Shpresa kualifikohet direkt në fazën finale si mikpritëse e turneut, ku rezultatin më të mirë e ka pjesëmarrjen në tetëshe në edicionin e vitit 1984 ku aktiviteti kishte një format tjetër. Kjo shikohet si një mundësi e artë për të treguar aftësinë organizative të Shqipërisë.
“Ky është një moment unik për ne dhe për të dëmshuar aftësinë tonë për të pritur evente të nivelit ndërkombëtar. Shqipëria ka treguar se është e aftë të organizojë aktivitete madhore siç është finalja e Conference League 2022 dhe jam i bindur që Europiani U17 që do të zhvillohet këtë vit do të shërbejë si një shembull tjetër i përkushtimit dhe profesionalizimit tonë”, u shpreh Andi Lila, Ambasador i Euro 2027 për Shqipërinë.
Gara për një vend në fazën finale do të jetë e fortë. Kosova është vendosur në Grupin A ku ndodhet përfaqësuese elitare si Spanja e Rumania. Në fazën finale do të marrin pjesë 16 skuadra. Finalja e madhe do të luhet në Arenën Kombëtare në Tiranë, ndërsa qytetet e tjera mikëpritëse janë Shkodra, Elbasani dhe Rrogozhina.
“Faleminderit UEFA, ju mirëpresim krahëhapur në Shqipëri”, tha ndër të tjera Andi Lila.
Tv Klan