Shkencëtarët: Zvogëlon rrezikun nga shumë sëmundje të cilat shkaktohen në tru

Një pushim i vogël i përgjumur, më pak se 30 minuta në ditë, bën mirë për trurin. Shpesh gjumi i pasdites na bën të ndjehemi si të rënduar, por shkenca thotë se sekreti qëndron tek kohëzgjatja. Dhe për më tepër edhe tek mosha.

Një studim është përqendruar pikërisht mbi këtë gjë, duke marrë në shqyrtim rreth 2 mijë persona mbi moshën 60 vjeç. Në përfundim të studimit rezultoi se një pushim i vogël çdo pasdite ndikon pozitivisht në performancën e trurit, në krahasim më ata që flinin vetëm gjatë natës. Mirëpo nëse dremitja e pasdites kthehej në gjumë të thellë, më kohëzgjatje më të lartë, atëherë ndikon negativisht në organizëm duke prishur ritmet biologjike dhe duke lënë pasoja të tjera zinxhir.

Nga studimi gjithashtu rezultoi se këto pushime të vogla rreth 30 minuta për të paktën 4 herë në javë, lidheshin me një ulje prej 84% të mundësisë për t’u prekur nga Alzheimer.

Klan News