Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do t’i kërkojë Kuvendit të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Vullnet Sina.
Nga verifikimi i të dhënave të thesarit të shtetit, demokratët thonë se rezulton që deputeti Sina në kundërshtim flagrant me nenin 70, pika 3 e Kushtetutës, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit, në vlerë disa milion lekë, përmes 9 kompanive të tij private, gjatë periudhës kur ushtron edhe mandatin e deputetit.
Opozita thotë se mocioni, së bashku me të gjitha provat që kompanitë e tij kanë përfituar pagesa miliona lekshe, në mënyrë të vijueshme nga Buxheti i Shtetit është duke u përgatitur dhe do të dorëzohet gjatë kësaj jave zyrtarisht në Kuvend.
Tv Klan