Dy negociatorët David McAllister dhe Knut Fleckenstein zhvilluan raudin e dytë të takimeve me krerët e politikës shqiptare, në Pallatin e Kongreseve.
Pas takimeve që patën me Kryeministrin Edi Rama, kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe kreun e PD, Lulzim Basha, palët nuk kanë pranuar të japin asnjë prononcim për mediat.
I vetmi që foli shkurt për gazetarët ishte Basha, i cili përpara takimit tha se nuk ka ende negociata mes palëve. Ndërsa pas takimit, Partia Demokratike njoftoi se kërkesat e opozitës për qeveri teknike dhe mandatin e saj mbeten të pandryshuara./tvklan.al