Mbledhja e Asamblesë së Tiranës ka përfunduar pas rreth 1 orë e 40 minuta, ku morën pjesë kryeministri Rama dhe 2 drejtuesit politik të qarkut, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu. Ndërkohë që Elisa Spiropali nuk ka qenë prezente për shkak të axhendës së saj.

Sipas asaj që ka mësuar gazetari i Klan News, Enkel Xhangoli, në këtë takim me dyer të mbyllura është kërkuar angazhim maksimal nga anëtarët e Asamblesë, kryesisht të fokusuar në përgatitjet për zgjedhjet. Gjithashtu çdolloj koordinimi që do të kenë qoftë anëtarët e Asamblesë apo strukturat e tjera të PS-së, do e bashkëndajnë me drejtuesit e qarqeve.

Drejtuesit e qarkut të Tiranës i kanë ndarë detyrat e tyre, si më poshtë:

Elisa Spiropali do të ketë komunikim me bashkitë e Tiranës si Vora, Kamza, Rrogozhina dhe Kavaja, përsa i përket përgatitjes së fushatës për zgjedhjet e ardhshme.

Ogerta Manastirliu do të ketë në përgjegjësi koordinimin me strukturat e PS-së në Tiranë.

Erion Veliaj do të jetë përgjegjësi kryesor përsa i përket fushatës dhe përgatitjes së skuadrave së PS-së në Tiranë.

Në këtë takim u kërkua angazhim maksimal sidomos i të rinjve në terren, por gjithashtu që të ketë edhe prurje të reja në PS. Për ato struktura që janë brenda PS-së është kërkuar që të intensifikojnë takimet në terren me qytetarët, duke u koordinuar me drejtuesit e qarqeve.

Mbledhja e sotme ishte një formë prezantimi për të gjitha pikëpamjet dhe strukturat e PS si dhe objektivat e Ramës për Tiranën, ku kryeministri kërkon një fitore më të madhe dhe se ajo e 2021-shit./tvklan.al