Në programin “Rudina”, në Tv Klan ditën e sotme ishin të ftuar moderatoret Gerta Gixhari, Einxhel Shkira dhe blogeri i njohur Erald Farruku.
Në lidhje me periudhën e izolimit, blogeri u përgjigj se ka qenë periudha më e errët që ai ka kaluar. Fillimisht për shkak të disa problemeve familjare iu desh të udhëtonte në drejtim të Torinos, pikërisht në pikun e pandemisë. Më pas theu këmbën dhe u detyrua të mbajë gjysmën e këmbës në allçi. Gjithashtu në periudhën e pandemisë humbi edhe gjyshen.
Erald Farruku: Ishte periudha ndoshta më e errët që kam kaluar gjatë gjithë këtyre viteve, jo vetëm për faktin e këmbës së thyer, por më rastisën disa probleme familjare dhe m’u desh të udhëtoja fiks në datën 29 Shkurt drejt Torinos dhe u ktheva në datën 3 Mars. Ishte një vizitë 4 ditore, por ishte kjo periudha që Milano ishte në pikun e saj. Unë kisha të bëja me spitalin, kisha një problem familjar dhe më duhej të ndodhesha patjëtër në spital. Kur kthehem këtu, u detyrova të bëja periudhën e vetëkarantinimit, që më duhej patjetër 2-javorëshi dhe fiks sapo mbarova javën e parë të karantinës, vetëizolimit më ndodhi që theva dhe këmbën. U detyrova ta mbaja gjysmën e këmbës në allçi, që kështu isha totalisht i izoluar dhe nuk lëvizja dot. Ishte stresi më i madh duke ditur edhe tipin tip pak energjik. Pastaj rastisën probleme të tjera familjare, humba gjyshen në periudhën e karantinës. Por koha kalon dhe shëron çdo plagë./tvklan.al