Nga dita e hëna, në Angli ka nisur gjyqi për Manchester City-n, për 115 akuzat për shkelje të “Fair Play Financiar”, nga viti 2009 deri në vitin 2018.

Sipas raportimeve të fundit, “qytetarët” mund të përballen me dënim shumë të rëndë. “The Telegraph”, bën të ditur, se në rast se shpallet fajtor, klubi rrezikon penalizim shembullor.

Përveç përjashtimit nga Premier League dhe zbritjes së pikëve, City mund të përballet edhe me përjashtime nga Kupa e Anglisë, Champions League dhe Botërori për klube.

Te klubi anglez kanë filluar të frikësohen, ndonëse vendimi përfundimtar do të merret pas disa muajsh. /tvklan.al