Studiues e kritikë letrarë vlerësuan poemën e tij humaniste
Ndoc Gjetja, poeti lezhjan që i beri vetes epitaf pas vdekjes, i vlerësuar si poeti humanist dhe krijuesi i poezisë së bukur e të dashur, është përkujtuar në 80-vjetorin e lindjes së tij nga poetë, dashamirës të poezisë dhe miq të tij.
Në këtë takim përkujtimor, janë sjellë në vëmendje pjesë nga krijimtaria e tij. Studiues e kritikë janë bashkuar me vlerësimin e lartë se Ndoc Gjetja me talentin e tij mbetet emblemë e njeriut. Në poezitë e tij lëviz jeta, ajri i pastër dhe dritëhijet e kohës, pasi për poeetin e mirënjohur kishte vetëm një zot që i falet, “njeriu”.
Krijimtaria e tij u bë e njohur, në vitin 1971 mr vëllimin e parë poetik “Rrezatim”, pastaj erdhën dhe vëllimet e tjera, siç janë: “Shqiponja rreh krahët” (1975), “Qëndresa” (1977), “E përditshme” (1982), “Çaste” (1984), “Poezi” (1987), “Kthimet” (1991) dhe “Dhjata ime” (1998). Ndoc Gjetja i përket asaj që quhet “Shkolla Poetike e Lezhës”. Ai u nda nga jeta më 7 Qershor 2010.
Klan News