Sezoni i ri për Qendrën e Artit dhe teatrin ‘Skampa’ në Elbasan, parashikon një sërë shfaqjesh dhe aktivitetesh kulturore. Shfaqja e parë premierë që do të ngjitet në skenë është ‘Horoskopi Babilonas’ me regji të Spiro Dunit.

Ndërkohë Qendra e Artit është duke punuar me projekte të tjera, mes të cilave edhe festivale që janë kthyer në traditë prej vitesh në Elbasan.

Drejtuesi i Qendrës së Artit Klinsi Lala flet për risitë e sezonit të ri kulturor, ndërsa paralajmëron një vjeshtë të larmishme deri në fund të këtij viti.

Klinsi Lala, Drejtuesi i Qendrës së Artit: Kemi në kalendar Festivalin Ndërkombëtar të Orkestrës së Harqeve, i cili do mbajë edicionin e tij të 9-të ku presim shumë trupa edhe nga shtetet fqinje. Gjithashtu vazhdojmë me edicionin e katërt tëashmë të bërë traditë në Elbasan  që është “Porta e Poezisë Elbasanase”. Do vijojë puna për një premierë të re të Teatrit të Kukullave, shumë shpejt do prezantohet për spektatorin.

Rreth 42 shfaqje nga trupa elbasanase ngjiten përgjatë një viti në skenën e tetarit “Skampa”, ku një hapësirë e konsiderueshme thotë Lala i është dhënë aktorëve të rinj, ndërsa korniza plotësohet me koncerte dhe evente të tjera artistike nga qyteti dhe jo vetëm.

Klan News