Guvernatori i rajonit të Valencias Carlos Mazòn që u godit nga përmbytjet pranoi se janë bërë gabime në menaxhimin e fatkeqësisë së fundit natyrore duke kërkuar falje.

“Nuk ka asnjë referencë apo përvojë të mëparshme që mund të krahasohet me fatkeqësinë e fundit. E gjithë kjo tani shpjegon pse ekzistonte një ndjenjë e “përhapur” se ndihma nuk po arrinte ose ishte e pamjaftueshme. Për këtë arsye, unë dua t’u kërkoj falje atyre që u ndjenë kështu, sepse megjithëse protokollet e hartuara u zbatuan, ato nuk ishin të mjaftueshme.”

Teksa dha shpjegime për atë që ka ndodhur, ai propozoi edhe krijimin e një komisioni hetimor dhe i kërkoi qeverisë qëndrore një fond prej 31 mln Euro për rindërtimin e Valencias.

Ndonëse pranoi përgjegjësitë guvernatori i Valencias Carlos Mazòn nuk pranoi të jepte dorëheqjen.

Fjalët e para të Mazon ishin “ngushëllime për familjet e viktimave dhe të zhdukurve nga përmbytja më e rëndë që nga viti 1962”.

Ndërkohë jashtë ndërtesës së Parlamentit u mblodhen qindra protestuar duke kërkuar largimin e Guvernatorit.

Numri i përgjithshëm i viktimave për shkak të përmbytjeve të 29 Tetorit që prekën Spanjën mbetet në 224. Dhumica prej tyre ishin të moshës  mbi 70 vjeç.

Klan News