Mbreti i Spanjës, Felipe i 6-të u përball me protesta të ashpra në Paiporta, një prej qyteteve valenciane të goditura rëndë nga katastrofa e motit e javës së kaluar. Vendasit hodhën thirrje ku e quanin Mbretin “vrasës” dhe në disa momente hodhën edhe sende të forta. Truprojat e tij hapën çadrën për ta mbrojtur.
Banorët akuzuan krerët e lartë të vendit se për vite të tëra nuk kanë bërë asgjë për të parandaluar të tilla tragjedi. Nurmi i viktimave të fenomenit atmosferik “Dana” ka arritur në mbi 200. Nga stuhia e fuqishme me reshje të dendura shiu e breshëri që shkaktuan përmbytje e rëshqitje masive toke, ka ende shumë të zhdukur.
Xhiron e mediave e ka bërë filmimi që tregon momentin kur një 87-vjeçare nxirret e gjallë nga një automjet ku mbeti e bllokuar për 3 ditë, nën dhera e baltë, në të cilin kishte edhe kunatën e saj që kishte ndërruar jetë.
Autoritetet kanë angazhuar mbi 10 mijë ushtarë, policë dhe pjesëtarë të ekipeve të emergjencës për operacionet e kërkim-shpëtimit dhe pastrimit të zonave të goditura nga ajo që konsiderohet si një prej katastrofave më të rënda ndër dekada në Europë.
Tv Klan