Premtimin që dha për të ndihmuar banorët e prekur nga përmbytjet, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez po e mban.
Ai ka njoftuar një paketë të re ndihme prej 3.8 miliardë Euro për të rindërtuar rajonin e Valencias pas përmbytjeve më vdekjeprurëse në historinë e Spanjës.

“Ka ende rrugë për t’u pastruar, infrastruktura duhet të riparohet dhe, mbi të gjitha, shumë jetë, shumë shtëpi dhe shumë biznese që duhet t’i rikthehen normalitetit,” u tha Sanchez gazetarëve pas një takimi të kabinetit të tij.
Sanchez ka deklaruar se qeveria do të caktojë 150 shtëpi ose banesa për familjet e prekura dhe ofrojë 25 milionë Euro për blerjen e shtëpive.

Kryeministri spanjoll e krahasoi këtë plan me atë të shpallur nga shteti për të mbështetur ekonominë gjatë pandemisë Covid-19.

Mijëra ushtarë dhe punonjës të ekipeve të emergjencave vazhdojnë të riparojnë infrastrukturën e shkatërruar nga balta, duke shpërndarë ndihma për të prekurit dhe duke kërkuar ende për persona të zhdukur pas katastrofës.
Klan News