Një muaj pasi përmbytjet vdekjeprurëse shkatërruan rajonin e Valencias të Spanjës, një nga periferitë e saj të goditura më keq, Paiporta, po rikuperohet ngadalë nga katastrofa me banorët që kërkojnë të lënë pas vetes kujtime të këqija.

Personeli i ushtrisë dhe vullnetarët nga e gjithë Spanja ende vijojnë të jenë në terren për të pastruar qytetet, ku balta dhe mbeturinat ende mbizotërojnë.

Paiporta, shtëpia e 27,000 banorëve, ishte një nga qytetet e konsideruara nga mediat lokale si “toka zero” e përmbytjeve që goditën Spanjën në 29 Tetor që vranë më shumë se 220 njerëz.

“Rrugët po pastrohen, por realiteti është se ekziston një rrezik i fshehur. Ne kemi frikë, sepse ne ende i kemi themelet e ndërtesave nën ujë dhe baltë”, thotë një banore.

Disa banorë vendas kanë qenë kritikë ndaj autoriteteve vendase për reagimin e vonuar nga shërbimet e urgjencës pas katastrofës.

Por ka shenja shprese në qytet pas tragjedisë. Qyteti gjithashtu pa lokalin e parë që u rihap vetëm 18 ditë pas përmbytjeve.

Pronarja e lokalit tha se ajo u përqëndrua në pastrimin e biznesit të saj për t’u treguar banorëve të tjerë se mund të bëhet dhe se jeta vazhdon.

“Unë thjesht u fokusova në pastrim dhe pastaj duke punuar vazhdimisht, me ndihmën e miqve dhe vullnetarëve. Të gjithë jemi prekur në një mënyrë apo tjetër dhe të gjithë kemi një histori për të treguar, të gjithë jemi njësoj, kështu që nuk ka njeri më të mirë apo më keq. Dhe këtu përpiqemi të mos flasim për atë që ka ndodhur, flasim për gjëra të tjera. Të jesh i lumtur, të pish një pije, të qeshësh pak. Unë dua të transmetoj gëzim tek njerëzit”.

Meteorologët thanë se shiu i një viti kishte rënë në tetë orë në pjesë të Valencias më 29 Tetor, duke shkaktuar grumbullime të makinave në autostrada, ndërsa një pjesë e madhe e tokave bujqësore u dëmtuan rëndë në një rajon që prodhon dy të tretat e frutave të agrumeve të rritura në Spanjë, një eksportues kryesor global.

Tragjedia është katastrofa më e keqe në Evropë e lidhur me përmbytjet që nga viti 1967, kur të paktën 500 njerëz vdiqën në Portugali.

Klan News