Ishull grek i Kretës është përmbytur mbrëmjen e djeshme, duke shkaktuar frikë tek banorët të cilët janë strehuar mbi çatitë e shtëpive. Shumë makina kanë dalë në det dhe dëmet janë kolosale.

Guvernatori për mbrojtjen civile në Kretë, Tassos Kouroupatkis tha për televizionin grek: “Që mbrëmë dhe deri sot, një sasi e pafundme uji ktheu rrugët tona në lumenj dhe fatkeqësisht dëmi është i pallogaritshëm” .

Ekipi zjarrfikës u shpreh se ka marrë rreth 230 telefonata për ndihmë, ku u kërkohej të largohej uji nga shtëpia dhe të nxirreshin njerëzit e ngecur Brenda në një vend të sigurtë.
Nuk raportohet për të lënduar, por sipas zyrtarëve qeveritarë rrugët tokësore të ishullit, si dhe shumë shtëpi dhe biznese janë dëmtuar.

Është hera e tretë në më pak se një muaj që kjo zonë goditet nga përmbytjet për shkak të shirave të rrëmbyeshëm. Në Shtator, të paktën dy vetë u gjendën të vdekur nga stuhia Ianos që goditi Greqinë qendrore./tvklan.al