181 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orë
Kosova vijon të regjistrojë shifra të ulta të të infektuarve me COVID.
Nga 1.002 mostra të marra kanë rezultuar pozitiv 181 persona. Shifra më e lartë është në Prishtinë me 78 raste e ndjekur nga Podujeva me 21 raste dhe Mitrovica me 17.
Sipas raportimit të Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë, në 24 orët e fundit janë shënuar 8 humbje jete, duke e çuar në 1.317 numrin total të viktimave që nga shfaqja e pandemisë.
Aktualisht në Kosovë janë mbi 9.500 raste pozitive aktive.
Tv Klan