Nuk është hera e parë që Elon Musk akuzohet për ngacmim seksual. Këtë herë ai dhe kompania e tij është paditur nga 8 ish-punonjës të “SpaceX” që janë ankuar për sjelljen e tij. Në padi ish-punonjësit pretendojnë se sjellja e Musk në punë ishte një burim i shpeshtë shpërqendrimi dhe sikleti. Padia pretendon se postimet e Musk në rrjetet e tij sociale inkurajuan gjuhë dhe sjellje të papërshtatshme në vendin e punës në mesin e punonjësve.
Në padi sillen në vëmendje të paktën 20 nga postimet e tij ku ia përdor gjuhë seksiste. Ndërkohë, media amerikane Wall Street Journal shkruan se Shefi i Teslas dyshohet se ka patur marrëdhënie intime me dy nga punonjëset e tij.
Gazeta amerikane pretendon se gratë që punonin për Musk pretendojnë se ai u tregonte atyre vëmendje shumë të madhe dhe hera herës edhe i përndiqte.
Këto akuza janë të fundit në një seri akuzash kundër Musk, i cili më parë është akuzuar për përdorimin e lëndëve narkotike ndonjëherë edhe me anëtarët e bordit.
Klan News