Presidenti Ilir Meta ka komentuar nga programi “Opinion” përplasjen ditën e sotme të banorëve që iu prekën banesat nga ndërtimi i lagjes së re tek 5 Maji.
Meta tha se reagimi i autoriteteve është jë arrogancë e papranueshme dhe një brutalitet që nuk na nderon si shtet.
“Mendoj që është një arrogancë e papranueshme, një brutalitet që nuk na nderon si shtet, si institucione në raport me qytetarët në raport ata të moshuar, fëmijë, të cilët në mesnatë në errësirë të dalin nga shtëpia e tyre. Kam inkurajuar institucionet që të bëjnë punën e tyre”, tha Meta. /tvklan.al