Agron Shehaj, i larguar nga radhët e grupit parlamentar demokrat për të krijuar një parti të re, bllokoi për 4 orë foltoren e Parlamentit.
Në këtë mënyrë, Shehaj pengoi që të flasin jo vetëm socialistët, por edhe deputetët demokratë.
Shehaj këmbënguli më kot për interpelancë me zv/kryeministren Belinda Balluku, ndërkohë që u përjashtua nga seanca prej kryeparlamentares Spiropali.
Këto përplasje mes opozitarëve vijnë disa muaj para zgjedhjeve parlamentare.
Klan News