Pesë deputetë të opozitës janë bërë bashkë për të kundërshtuar listat e mbyllura. Në një konferencë të përbashkët deputetët, Dashamir Shehi, Enkelejd Alibeaj, Flutura Açka, Arbi Agalliu dhe Selaudin Jakupllari thanë se janë kundër daljes në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me lista të mbyllura.
Enkelejd Alibeaj: Politika ka dështuar sot. S’po flas për atë të maxhorancës sepse dihet, por ka difekte të mëdha dhe opozita, ndaj është e udhës që sot t’i dorëzohet publikut e drejta për të vendosur një nga elementët me të rëndësishëm. Është pikërisht sistemi me lista të hapura.
Dashamir Shehi: Ky është grupimi i parë parlamentar që mendon ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës për shumë gjëra. Si do të hyjmë në zgjedhje? Këtë do ta shikojmë rrugës. Ne mund të hyjmë si parti të ndryshme gjitha bashkë. Sigurisht që do të tentojmë si kushdo që do t’i bashkohet këtij grupi të hyjmë me listë të hapur.
Klan News