Partitë e vogla opozitare bëjnë përgjegjëse jo vetëm shumicën, por dhe aleatin e tyre të madh, Partinë Demokratike për rrjedhën që ka marrë drejt dështimit Reforma Zgjedhore.
Të mbledhura në një takim të posaçëm për të diskutuar për fatin e amendimeve elektorale, Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu e drejtojnë gishtin e akuzës për zvarritje dhe mungesë transparence edhe nga përfaqësuesit e PD-së në tryezën e dialogut të zhvilluar 3 muajt e fundit mes dy partive të mëdha. Por Bylykbashi sqaron se socialistët nuk pranojnë asnjë nga propozimet e tyre.
4 ndryshimet thelbësore që kërkojnë në amendimet e depozituara 1 vit më parë me firmat e 32 deputetëve të opozitës janë: Zvogëlimi nga 12 në 3 deri në 6 zona zgjedhore, votim elektronik, lista të hapura dhe votimi i emigrantëve.
Tv Klan