Mbrojtësi uruguaian Juan Izquierdo i klubit Nacional, i cili u rrëzua në fushë pasi pësoi një atak në zemër disa ditë më parë, humbi jetën. 27-vjeçari u rrëzua në fushë gjatë një ndeshjeje të Copa Libertadores kundër Sao Paulo. Ai iu nënshtrua menjëherë trajtimit mjekësor.

Alejandro Dominguez, presidenti i CONMEBOL, Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut i dha ngushëllimet e tij familjes. Gjithashtu edhe klubi i tij si dhe ekipi brazilian i Sao Paulo.

Ishte minuta e 84 e ndeshjes në stadiumin Morumbi kur Izquierdo ra në tokë pa ndjenja. Gjatë ndeshjes ai nuk kishte patur përplasje të forta me lojtarë të tjerë. Ndihma mjekësore iu dha menjëherë dhe u dërgua për trajtim në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Albert Einstein.

Tv Klan