Në rrjetet sociale ka filluar një peticion online për dorëheqjen e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
Kjo iniciativë e ngritur nga “Megafon”, ishte prezente edhe në kohën kur presidenti Ivanov kishte rol të posaçëm në transferimin e pushtetit.
Gjerësisht, kur LSDM-ja dhe partitë tjera shqiptare arritën koalicion dhe dëshironin që të formonin shumicën parlamentare dhe për të drejtuar Qeverinë e Maqedonisë.
Kurse tani dorëheqja e Ivanovit kërkohet për arsye që sipas iniciativës në fjalë, thuhet se Ivanov në mënyrë të vazhdueshme është duku punuar kundër shtetit dhe për bllokimin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, si dhe për nxitje të gjuhës së urrejtjes tek qytetarët e Maqedonisë./INA