Pas lajmit të bujshëm se homologu i tij mund të jetë në “prag” të dorëheqjes, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Duke iu drejtuar kryeministrit të Spanjës Pedro Sánchez, Rama i shprehet mirënjohës për miqësinë dhe bashkëpunimin politik. Kreu i qeverisë vë theksin dhe tek roli i Sanchez si udhëheqës i lëvizjes socialiste, duke e cilësuar një njeri të mençur e me integritet.

Në këtë moment, Rama i shpreh mbështetjen e plotë duke i thënë “të mos dorëzohet”.

“Është privilegj të kem miqësinë tuaj dhe mundësinë për të punuar me ju në këto kohë të trazuara për vlerat dhe parimet në të cilat besojmë dhe luftojmë. Të kesh ty si udhëheqës të lëvizjes sonë socialiste do të thotë të udhëhiqemi në përpjekjet tona nga një njeri me mençuri dhe integritet të pamohueshëm. Ju keni të gjithë mbështetjen tonë në këto kohë ku më shumë se kurrë nevojitet qëndrueshmëri ndaj gënjeshtarëve, shpifësve dhe manipuluesve të fakteve nga skajet e sferës politike. Është nder të qëndroj pranë jush. Arritja juaj e presidencës së qeverisë përmes zgjedhjeve të ndershme dhe legjitime, dhe falë politikës së ndershmërisë, solidaritetit dhe vullnetit të pamëshirshëm për dialog që keni dhënë për kombin tuaj, është një arsye bindëse për të vazhduar luftën. Për Spanjën, për Evropën dhe për të gjithë ne. Kurrë mos u dorëzo, kurrë mos u dorëzo, kurrë mos dysho se e vërteta do të mbizotërojë miku im i dashur”, shkruan Kryeministri në rrjetet sociale./tvklan.al