Lionel Messi nuk do të mbetet vetëm në librat e historisë së futbollit botëror. Argjentinasi pritet të nderohet nga populli i shtetit amerikano-latin, duke emëruar një rrugë me emrin e 37-vjeçarit.
Sipas asaj që raportohet në mediat vendase, një peticion për të nderuar legjendën e futbollit botëror ka nisur tashmë.
Një rrugë në kryeqytetin Buenos Aires pritet të emërohet me emrin e Messit, për ta shndërruar futbollistin në një ikonë për Argjentinën.
Me 8 trofe të Topit të Artë, Messi kurorëzoi me titullin botëror aventurën me kombëtaren argjentinase në vitin 2022, ku u shpall kampion në kompeticionin e zhvilluar në Katar.
Rruga ndodhet në qendër të Buenos Aires, por duke qenë se peticioni ka aktualisht rreth 500 nënshkrime, ky emërtim pritet të ndodhë pas disa ditëve.
Nëse konfirmohet, do të ishte një nga nderimet më të çuditshme për një Messi, i cili tashmë është njohur në vendin e tij me statuja, mbishkrime dhe tashmë edhe me rrugë me emrin e tij.
Për argjentinasit, numri 10 është një figurë e denjë shembulli, admirimi dhe frymëzimi, duke shkaktuar ndikim të madh në fushë dhe jashtë saj.
Hapi i parë është hedhur dhe qytetarë e turistë të kryeqytetit argjentinas do të kenë mundësi për të shijuar bukuritë e rrugës me emrin e Messit.
Klan News