Skena të turpshme dhe skandaloze, janë regjistruar në ndeshjen Ekuador-Argjentinë për U-16.

Sfida mes të rinjve të dy kombëtareve, u kthye në një ndeshje boksi, me grushte dhe shkelma në të dyja anët.

Skuadrat harruan futbollin, me lojtarët që u përplasën ashpër mes tyre për disa minuta dhe ishte shumë e vështirë për t’i ndarë.

Përplasje masive dhe e paprecedentë, teksa duhej ndërhyrja e pjesëtarëve të sigurisë, për rikthyer qetësinë. Për këtë ndeshje, pritet të ketë dënime të ashpra nga të dyja federatat. /tvklan.al