Pezullimi i Luan Dacit ka detyruar Komisionin e Pavarur te Apelimit të hedhë shortin për gjyqtarët e tjerë të për të shqyrtuar çështjet që kishte ne proces gjyqtari Daci.
Kështu Komisioni i Pavarur i Apelimit njofton se u hodh shorti për zëvendësimin e tij në trupin gjykues që do të shqyrtojë çështjen që i përket subjektit të rivlerësimit prokurorit Fatmir Lushi.
Për këtë proces Luan Daci u zëvendësua nga ish-prokurorja e përgjithshme Ina Rama.
Daci është zëvendësuar për shqyrtimin e 5 prokuroreve të tjerë siç është Donika Prela, Roland Jaupaj, Genci Sinjari, Regleta Panajoti dhe Dritan Peka
Këto çështje të sipër përmendura janë në proces përgjatë muajit Korrik dhe në Shtator, e ndërsa për çështjet e tjera ku Luan Daci është gjyqtarë apo anëtarë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka marrë ende një vendim.
Klan Plus