Mes debateve të ashpra për mënyrën se si duhet të lexohej vendimi i Shkallës së dytë të Vettingut për Alfred Ballën, anëtarët e qeverisë së prokurorëve, KLP-së, shkarkuan drejtuesin e tyre këtë të hënë.

Me 9 vota pro, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të ndërpresë mandatin e Ballës si anëtar.

Ky i fundit u përjashtua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për 15 vite nga çdo funksion në sistemin e drejtësisë pasi për KPA në 2017 është larguar nga detyra e këshilltarit ligjor të Gjykatës së Lartë me dorëheqje.

Në nisje të seancës, anëtarët e Këshillit u përfshinë në debate nëse do të duhet të shkarkojnë kryetarin e tyre apo jo.

“Që nga data 21 nuk mund të ushtronte funksionin, pavarësisht tentativave të tij. Çdo pretendim që ka për vendimin e KPA, ka vetëm një mundësi sipas Kushtetutës, Gjykata e Strasburgut”, tha Sokol Stojani.

“Çfarë është ky nxitim për ta larguar nga detyra e kryetarit”, u shpreh Nurihan Seiti.

Që prej konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorsë, Alfred Balla është i 5 anëtar që largohet për shkak të Vettingut.


Alfred Balla: Nuk jam i shkarkuar, duhet të dëgjohem nga KLP

Duke qenë një rast i veçantë i paparashikuar nga Kushtetuta dhe ligji organik dhe një vendim që cënon drejtpërdrejt interesat e mia, duhet të dëgjohem paraprakisht nga ky Këshill.

Nuk do të ishte serioz dhe profesional përdorimi i një vendimi jopërfundimtar të organeve të rivlerësimit, me plotësimin e tij për zbatimin e nenit “G” të Aneksit të Kushtetutës, pa u analizuar i gjithë vendimi i arsyetuar (ende nuk është zbardhur për fat të keq/është vënë në dispozicion arsyetimi i përmbledhur) e në uniformitet me të gjitha dispozitat kushtetuese dhe ligjet e tjera organike dhe rrethanat faktike të rëndësishme.

Përveç momenteve juridike që ju kam nisur me email, ku analizoj se nuk ndodhem në kushte të papajtueshmërisë dhe pazgjedhshmërisë sipas parashikimeve të Kushtetutës dhe ligjit, dua t’ju tërheq vëmendjen edhe për faktin se janë disa momente shumë të rëndësishme ligjore që duhet të ketë parasysh Këshilli, si në respekt të lartësisë së institucionit, ashtu edhe të të drejtave të mia kushtetuese.

Këshilli duhet të ketë parasysh se, unë jam anëtar i KLP-së i zgjedhur nga Kuvendi prej përfaqësuesve të shoqërisë civile shqiptare që më ka mbaruar mandati ligjor 5 vjeçar prej datës 18.12.2023 dhe që aktualisht po qëndroj në detyrë.

Mandati im si anëtar i KLP-së si dhe ai i dy anëtarëve të tjerë jo magjistratë (Z. Tartar Bazaj dhe Znj.Nurihan Seiti) të zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë, ka mbaruar me plotësimin e afatit 5 vjeçar të parashikuar nga Kushtetuta. Për këtë mandat kemi dhe vendimarrje të Këshillit ku kemi përcaktuar se kur mbaron mandati i seicilit (vendimi i KLP-së Nr.213, datë 13.10.2020 “Për përllogaritjen e mandatit të anëtarit të Këshillit” i cili u mor me kërkesën e Kuvendit dhe shprehet për mandatin tonë).

LEXO MË SHUMË


Tv Klan