Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e Alfred Ballës ka nisur me diskutime mes anëtarëve. Duke u bazuar te Kushtetuta, Sokol Stojani kërkoi të zbatohet menjëherë kërkesa e Kolegjit të Posaçëm të Apelit.


Ndërkohë anëtarja Nurihan Sehiti pati disa ‘përplasje’ më nënkryetarin e KLP Tartar Bazaj. Sipas saj, ai nuk duhet të marrë pjesë në votim pasi ka konflikt interesi.

Diskutime në nisje të mbledhjes, 10 anëtarë të pranishëm

Sokol Stojani: U vendosët kufijtë, një afat brenda të cilit ushtrohet funksioni në institucionet e drejtësisë. Afati është 5 vjeçar, por kur anëtari i KLP qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit. Ish-kryetari nuk e ka kaluar me sukses procesin e rivlerësimit.

Nurihan Seiti-Tartar Bazajt: Ju nuk duhet të jeni aty, dil në votim për përjashtim. Jeni në konflikt interesi.

Sokol Stojani: Zonja Seiti, ki respekt. Mos më ndërprit!

Nurihan Seiti: Zoti Alfred Balla ka përgjegjshmëri, profesionalizëm…

Sokol Stojani: Ka një kërkesë nga zoti Balla për ndërprerje të procesit të rivlerësimit. Nuk ka se si një organ që duhet të bëjë hetimin administrativ të vazhdojë me procedurat. Por në kushtetutë ndalohet ushtrimi i pozicionit, për një periudhë 15 vjeçare. Siç është rasti konkret. Përshembull ish-Prokurori i Përgjithshëm, që i mbaroi mandati. Po kështu kanë qenë anëtarë të Gjykatës së Lartë. Duhet të ishte mbledhje rutinë…Hidhni në votim kërkesën për përjashtimin e Ballës. Sot na ngarkon Kushtetuta dhe ligji të marrim vendim për një nga anëtarët tanë.

Ne këtu jemi për të marrë vendime… Duhet ekzekutuar menjëherë thotë Kushtetuta, çdo pretendim të shkojë në Strasburg. Ky njeri për sa kohë është ndaluar t’i ushtrojë këto funksione, s’mundet t’i ushtrojë. Vendimi i KPA-së nuk mund të vihet në diskutim. Kemi kufijtë tanë, të parashikuar me ligj. Vazhdimi i këtij mandati duhet të ndërpritet!

Saka: Kemi detyrimin të marrim një vendim

Edhe për anëtarin Vate Saka, vendimmarrja e shkallës së dytë të vetting-ut s’mund të kontestohet.

Vate Saka: 3 anëtarë që jemi prezentë sot jemi themelues. Kjo është mbledhja më e vështirë sepse po diskutohet problemi i kryetarit tonë. Të gjykosh vetveten është gjyqi më i vështirë në botë. Ndaj kërkoj që ne sot, të ngrihemi mbi nivelin e emocioneve se natyrisht njihemi me njëri-tjetrin. Por, qenia sot në këtë pozicion është një detyrim ndaj atyre që na kanë zgjedhur. Do ju them një gjë, që të gjithë prokurorët shqiptarët sytë e veshët i kanë në këtë seancë.

Edhe gjyqtarët, edhe opinioni publik. Nuk ka rëndësi se kush është…Prandaj unë kërkoj me shumë dashamirësi të gjithë anëtarëve ta marrim me qetësi e durim. Asnjëri prej nesh s’është i gëzuar, por kemi detyrimin të marrim një vendim. Është vendim i Gjykatës Kushtetuese. Pasi të marrim vendimin me shkrim, të vazhdojë seanca. E.D/tvklan.al