Vendimi për Genti Picarin nga Gjykata Administrative
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë pezulloi nga detyra nënkryetarin e Bashkisë së Vorës, Genti Picari. Ky i fundit tha për Tv Klan se gjykata e pezulloi pa një motivacion.
Picari u emërua nga ish-kryetari Agim Kajmaku pak orë përpara se të shkarkohej nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve si subjekt i ligjit të Dekriminalizimit.
Pas emërimit të nënkryetarit Gent Picari, ish-kryetari Agim Kajmaku firmosi edhe shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë së Vorës, Laureta Omeri dhe Hekuran Brahimaj.
Për këta dy të fundit, Gjykata Administrative ka vendosur pezullimin e vendimit të shkarkimit të firmosur nga Kajmaku dhe rikthimin e tyre në detyrë.
Tv Klan