Një gazetare malazeze, e njohur për hetimin e korrupsionit në biznes dhe qeveri, u qëllua dhe u plagos përpara shtëpisë së saj në Podgoricë, të martën vonë, tha policia.
“Olivera Llakiç u plagos me plumb në këmbën e saj të djathtë, por jeta e saj nuk është në rrezik”,
tha shefi i policisë, Vesko Damjanoviç.
Llakiq 49 vjeçe, punon në gazetën “Vijesti” është sulmuar edhe gjashtë vjet më parë, ku është goditur disa herë në kokë.
Damjanoviç tha se policia “
do të bëjë çmos për të zbuluar autorët dhe për t’i sjellë para drejtësisë”.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Aivo Orav, tha se sulmi mbi gazetaren Olivera Llakiç është shumë shqetësues.
“Gazetarët duhet të mbrohen”, tha ai në një postim në Twitter. Mali i Zi shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në vitin 2025.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë shprehu po ashtu shqetësim për sulmin.
Muajin e kaluar, një bombë ka shpërthyer pranë shtëpisë së një tjetër gazetari malazez, në qytetin Bijello Pole./REL