Një i plagosur me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë me sende të forta është bilanci i sherrit të ndodhur këtë të martë në Vorë. Burime zyrtare të policisë së Tiranës bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi në një servis në fshatin Marikaj, pas një konflikti mes disa personave.
I plagosur me armë zjarri në këmbë mbeti një 28-vjeçar, ndërsa 2 personat e tjerë që u dëmtuan nga sendet e forta janë të moshës 35 dhe 37 vjeç. Të 3 ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në njoftimin e saj për mediat, policia thotë se po punon për të shoqëruar personat e përfshirë në këtë konflikt, motivet e të cilit nuk dihen ende.
“Më datë 15.10.2024, në një servis në Marikaj ka ndodhur një konflikt midis disa shtetasve. Gjatë konfliktit është dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi Xh. Sh., 28 vjeç, dhe me sende të forta shtetasit A. M., 35 vjeç, dhe F. M., 37 vjeç. Të tre këta shtetas ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e shtetasve të përfshirë në konflikt ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./tvklan.al