Një 21-vjeçar me iniciale R.I. është arrestuar pasi ditën e djeshme plagosi një 16-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I riu akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. 

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një konflikt të ndodhur në lagjen nr. 10, Korçë, si pasojë e të cilit mbeti i dëmtuar një 16-vjeçar, që është jashtë rrezikut për jetën, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin R. I., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al