Në lidhje me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku 40-vjeçari E. Shtylla ngeli i dëmtuar me thikë, uniformat blu kanë identifikuar autorin e ngjarjes.
Siç bën me dije Policia, pas plagosjes së 40-vjeçarit qëndron 39-vjeçari me iniciale D.M. Shtylla në kallëzimin e dhënë ka deklaruar se për motive të dobëta ishte goditur me thikë nga 39-vjeçari.
Shërbimet policore vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të ngjarjes. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes./tvklan.al