Një 29-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 25-vjeçar.
Policia sqaron se plagosja ka ndodhur në lagjen “11 Shkurti” në Kuçove, ku 29-vjeçari Robert Gjika për motive të dobëta ka plagosur me pistoletë 25-vjeçarin Xhuljano Kapllanaj.
Mësohet se Kapllanaj është plagosur në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi po merr trajtim në spital.
Ndërkohë kjo çështje nga kaluar në Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme hetimore./tvklan.al