Lulëzim Rakaj ka dëshmuar para grupi hetimor se me dy personat që plagosi në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe, kishte patur një sherr disa ditë më parë. Sipas tij, dy të plagosurit Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj i kishte goditur nipin 13-vjeçar.
Pas kësaj ngjarje, ai thotë se shkoi të sqarohej me të dy, por duke menduar se njëri prej tyre kishte armë dhe mund ta vrisnin, ai qëlloi i pari duke i lënë të plagosur të dy.
“Pak ditë më parë dy personat që kam plagosur kanë goditur nipin tim duke e rrahur. Nuk e di se çfarë konflikti kanë pasur por di që më kanë goditur nipin i cili më tregoi për ngjarjen e ndodhur. Unë shkova për të folur me ta dhe aty nisi debati. Dyshova se njëri prej tyre kishte armë zjarri ndaj duke menduar se mund të më vrisnin qëllova ndaj tyre”, ka deklaruar përpara grupit hetimor Lulëzim Rakaj.
Pas plagosjes së dyfishtë, autori u largua bashkë me armën e krimit. Por u arrestua disa orë me vonë me ndërhyrjen e RENEA-s.
Ndërkohë, dy të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
/tvklan.al