Gjykata e Shkodrës mbylli në qeli pa afat 38-vjeçarin Lulzim Rakaj, si autor i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri regjistruar në 15 Shtator në Malësi të Madhe.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, ai tha se qëlloi me armë ndaj Besmir Çofit dhe Avenir Hasanajt për vetëmbrojtje, duke kërkuar që të lirohej në një masë më të butë.
Sipas prokurorisë, autori dhe dy të plagosorit janë takuar në 15 Shtator për të sqaruar një situatë ku Rakaj kishte qëlluar nipin e njërit prej tyre.
Gjatë debatit, 38-vjeçari ka qëlluar disa herë, duke pretenduar se kishte dyshuar që ata mund të kishin po ashtu armë me vete.
Pas plagosjes, Lulzim Rakaj u largua dhe nuk iu bind kërkesave të forcave RENEA për t’u vetëdorëzuar, për t’u arrestuar disa orë më pas bashkë me armën e krimit.
Tv Klan