Rreth 4 orë ka mundur të zgjasë arratia e Lul Rakajt, i cili mëngjesin e kësaj të diele plagosi me armë zjarri dy persona. Ai qëlloi ndaj Besmir Çofit dhe Avenir Hasanajt teksa dyshja po hynte në një lokal në Vrakë të Malësisë së Madhe.
Më pas u arratis nga vendi i ngjarjes. Për kapjen e tij, drejt Malësisë së Madhe u nisën edhe dy grupe të forcave speciale RENEA.
Dyshohet se shkak i plagosjes të jetë bërë një konflikt mes autorit dhe të plagosurve një javë më parë në Koplik. Megjithatë pritet që hetimet të zbardhin rrethanat e plota të kësaj ngjarje.
Sa i përket të lënduarve, ata ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al