Tiranë – Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga autorin tjetër të plagosjes me armë zjarri të ndodhur ditën e sotme në Selitë.
Stelio I., 22 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar, pasi së bashku me të atin, Abedin I., (të kapur dhe shoqëruar në Komisariat disa orë më parë), pas një konflikti për motive të dobëta plagosën me armë zjarri në Selitë, Mikel Shirën.
Policia njofton se po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në ngarkim të dy autorëve.
/tvklan.al