Një instalacion i planetit Mars është shfaqur në sallën historike të Kolegjit Detar Mbretëror në Greenwich, në pjesën lindore të kryeqytetit. I vendosur mes mbretërve dhe perëndive në muralet që datojnë nga shekulli i 18-të, vepra e artit 7 metra rrotullohej ngadalë, duke treguar imazhe me rezolucion të lartë të sipërfaqes së planetit.


Çdo centimetër i instalacionit përfaqëson 10 kilometra të sipërfaqes së planetit. Marsi është planeti i dytë më i vogël në sistemin diellor, i katërti nga Dielli dhe distanca mesatare e tij nga toka është rreth 225 milionë kilometra.

Moderniteti i instalacionit është në kontrast të mprehtë me 3700 metra katrorë të muraleve të stilit barok që zbukurojnë sallën e cila u projektua nga Sir James Thornhill dhe u pikturua midis viteve 1707 dhe 1726. Imazhet tregojnë 200 figura, duke përfshirë mbretër, dhe figura mitologjike.

Ky instalacion do të qëndrojë në sallën historike të Kolegjit Detar Mbretëror të Vjetër në Greenwich deri më 20 janar 2025.

Klan News