Dy vëllezër kanë përfunduar në pranga në Cërrik. Sipas asaj që njofton policia, mes dy vëllezërve ka patur një sherr. Madje ata janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 55 vjeç dhe I. M., 48 vjeç, vëllezër, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin”, njoftoi policia./tvklan.al