Në Gjykatën e Lartë shqyrtohet sot prej orës 10:00 në Dhomën e Këshillimit rekursi i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Ai kërkon rrëzimin e dënimit të tij me 1 vit heqje lirie nga Gjykata e Apelit të Tiranës në 27 Shtator 2024.

Salianji, i cili po vuan dënimin në burgun e Fierit u shpall fajtor për kallëzim të rremë, në lidhje me një denoncim për vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Seanca e sotme është duke u zhvilluar pa praninë e palëve, por vetëm me shqyrtimin e akteve dhe në fund të saj pritet të ketë një vendim. 

Tv Klan